Punësimet, të rinjtë e Maqedonisë preferojnë institucionet shtetërore para atyre private

Të rinjtë në Maqedoni më shumë preferojnë që të punojnë në administratë shtetërore sesa në punë private, madje disa prej tyre thonë që shpresat e tyre për biznes privat dalë ngadalë shuhen.

Në një anketë të realizuar nga Portalb, të rinjtë të diplomuar joshen më shumë pas punës shtetërore, dhe zgjedhjes për të dalë jashtë vendit.

“Nuk e di, këtu do doja të punoja në punë shtetërore se është më e sigurt”, tha Rina Fetahu, qytetare.

“Punoj në punë private dhe mund të them që nuk vlerësohet puna, paguhet pak. Nuk e di nuk kam punuar në punë shtetërore po mesa kam dëgjuar kushtet janë më të mira, pse jo do preferoja punë të shtetit”, tha Kaltrina Abazi.

“Puna në administratë është më e sigurt, paguhet mirë, ke orar të caktuar, preferoj punën e shtetit, por edhe ndonjë biznes të fortë privat pse jo”, tha Goran Tasevski, banor.

“Te ne është problem të punosh te privati. Ekonomia e dobët, rreziku i bizneseve të vogla, shuarja e tyre. Jemi dëshmitarë që çdo ditë shuhen biznese dhe kompani të vogla shkaku i mos levërdisjes se kredive dhe ekonomisë së vendin, kështu që për Maqedoni do zgjidhja punë shtetërore, kurse në vendet perëndimore kuptohet që punë private”, tha Mentor Imeri, banor.

“Ka kompani të forta private në Maqedoni që kanë kushte të mira pune për të rinjtë dhe sapo diplomuarit, por jemi rritur me atë se puna e shtetit është e sigurt dhe nuk mund ta humbasësh”, tha Flutura Bela, banore.

“Kisha thënë që puna shtetërore është për dembelët që përtojnë të punojnë, kurse kush donë të arrij në jetë dhe ka qëllime ambicioze, atëherë kisha thënë që kompanitë private t’i mundësojnë këto”, tha Kristina Krstevska, banore.

Sipas anketës të bërë nga Portalb, në të cilën u pyetën pesëdhjetë të rinj, se ku do të dëshironin të punonin, 35 prej tyre zgjodhën punën shtetërore, kurse të tjerët thanë se preferonin të punonin në kompani private.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button