Fushatë e re për ndërgjegjësim më të madh dhe siguri në komunikacion

Donacione në poligone edukative të trafikut në më shumë se 15 shkolla fillore në mbarë vendin, shfaqje teatrale në temë siguria në trafik, si dhe shpërndarje të librave për ngjyrosje me rregullat themelore të trafikut është fushata e re e OKTA-s e titulluar “Unë kam kujdes”, të cilën e zbaton në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në fushatë, do të përfshihen edhe pjesëmarrësit më të rinj në komunikacion, ndërsa është e orientuat ndaj rritjes së ndërgjegjësimit për përmirësimin e sigurisë në komunikacion.

“Çdo muaj do të përkushtohet në tema të ndryshme nga komunikacioni me mbështetje të një numri të madh të personaliteteve publike, ndërsa do të ketë edhe shpërblime për shoferët e ndërgjegjshëm. Fushata fillon me rregullën më shpesh kundërvajtëse – pjesëmarrje në komunikacion nën ndikimin e alkoolit”, informojnë nga MPB-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button