Kumanovë, vazhdon gjykimi për vrasjen e Almirit

Ka vazhduar sot  seanca gjyqësore për vrasjes së 4 vjeçarit Almir Aliu, e cila u ndërpre më 28 shkurt të këtij viti për shkak të mungesës së ekspertizës neuropsikiatrike për të akuzuarin Boban Iliç, njofton Alsat M.

Pala mbrojtëse kishte kërkuar hetimin neuropsikiatrik në llogari të të dyshuarit për vrasjen, pasi Iliç ishte mbrojtur gjatë marrjes në pyetje, se në momentin kur ka kryer aktin, nuk ka qenë në gjendje të qetë psiko-fizike. Avokati i Almir Aliut hedh poshtë pretendimet e të akuzuarit Boban Iliç.

Megjithatë gjatë seancës së sotme pala mbrojtëse ka shprehur mospajtime lidhur me deklaratën e ekspertit të mjekësisë ligjore.  Sipas avokatëve ekspertiza mjeko ligjore ishte jo e plotë, e pjesërishme dhe  e përpunuar jo në bazë të të gjitha dëshmive që ishin pjesë e lëndës.

Almir Aliu nga Kumanova humbi jetën si pasojë e goditjes me veturë që mori mbrëmjen e 25 qershorit. Edhe në videon që përbën provë materiale për rastin, vërehet se i dyshuari Boban Iliq e ka kryer aktin në prani të prindërve të Almirit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button