Sulmohet vozitësi i ambasadorit të Turqisë

Rreth orës 16:45, para Ministrisë së Kulturës në Shkup është sulmuar fizikisht Orhan Sali, vozitës i ambasadorit të Turqisë në Republikën e Maqedonisë. Sali ka paraqitur rastin në polici duke theksuar se derisa ka qen i parkuar me veturën “Mercedes” me targa diplomatike, pronësi e ambasadës në të cilën ka pasur të vendosur edhe flamur të Turqisë, personi me iniciale N.N ka dashur ta largoj flamurin nga vetura duke theksuar se kjo është Maqedonia, por nuk ka arrit qëllimin e tij dhe në atë moment ka filluar të sulmojë fizikisht vozitësin duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, pas çka edhe ka braktisur vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button