Të arrestuarit dyshohen për përgatitje të sulmit terrorist në Londër

Tetë persona janë arrestuar pas sulmit të djeshëm në Londër të dyshuar për përgatitje të sulmit terrorist, kumtoi policia e Londrës.

Shtatë njerëz janë arrestuar në Birmingam, ndërsa një në Londër. Operacionet policore vazhdojnë në Brajton, në lindje të Londrës dhe në Karmartanshar dhe në Uels. Janë kryer bastisje në disa shtëpi.

Pesë persona e kanë humbur jetën, ndërsa 40 janë plagosur në sulmin e djeshëm në Londër në urën Uestminister në rajonin e Parlamentit. Midis tyre është një polic, tre civilë dhe sulmues, i cili u vra nga policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button