Gjermania e zhgënjyer me Thaçin

Sipas Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë propozimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për transformimin e FSK-së në ushtri, rrezikon raportet e Kosovës me NATO-n, njofton Klan Kosova.

“Ne jemi të zhgënjyer që propozimi nuk është diskutuar paraprakisht me partnerët e Kosovës në NATO dhe aktorë të tjerë relevantë. Jemi të brengosur, sepse ky propozim rrezikon bashkëpunimin e Kosovës me NATO-n dhe pengon dialogun e normalizimit”, deklaron ambasada në emër të ambasadores, Angelika Viets.

Ambasada gjermane sugjeron edhe që të bëhen llogaritë duke pasur në konsideratë qëndrimet e NATO-s se aleanca do stepej nga ndihma për FSK-në, nëse ndryshimet bëhen vetëm me ligj e pa Kushtetutë.

Shqetësimet e shtetit gjerman karshi nismës së Thaçit, për të cilën presidenti vazhdimisht ka deklaruar se s’është e njëanshme, por që po vazhdimisht është kritikuar si e tillë nga ndërkombëtarët, kapin edhe një dimension tjetër.

Sipas ambasadës gjermane, tema e çështje si kjo për ndryshim të misionit të FSK-së, mbajnë larg vëmendjen nga problematikat tjera, tejet të rëndësishme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button