Në Prizren gjenden mbetjet mortore të pesë personave

Në varrezat ortodokse në Prizren janë gjetur mbetjet mortore të pesë personave, i ka konfirmuar Radios Evropa e Lirë, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

Mbetjet mortore do të barten për obduksion dhe analiza të AND-së.

Këto mbetje u gjetën në pesë varreza të ndara. Dyshohet se i takojnë personave të zhdukur.

Gërmimet në lokacion filluan në orët e hershme të së enjtes dhe përfunduan gjatë ditës.

Identiteti i mbetjeve mortore të gjetura është ende i panjohur dhe për më shumë do të dihet pas përfundimit të analizës së AND-së.

Në procesin e zhvarrosjes morën pjesë përfaqësuesit e komisioneve qeveritare të Prishtinës dhe Beogradit si dhe përfaqësuesit e EULEX-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button