Dua Lipa mahnitëse në “The Tonight Show” (VIDEO)

Dua Lipa është një prej këngëtareve që nuk i frikohet këndimit live dhe këtë e ka dëshmuar edhe një herë mbrëmë në emisionin e famshëm “The Tonight Show” të moderuar nga Jimmy Fallon.

Në këtë emision Dua Lipa ishte e ftuar së bashku me DJ e famshëm Martin Garrix, me të cilin ka bashkëpunuar për këngën “Scared To Be Lonely”. Kjo këngë e shoqëruar edhe me videoklip ka arritur shumë sukses duke qenë në krye të klasifikimeve muzikore në botë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Dua Lipa ka postuar foto dhe video të performancës së saj në “The Tonight Show”. Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ishte e ftuar në këtë shoë të famshëm televiziv edhe vitin e kaluar, ku këndoi këngën “Hotter Than Hell”.

E shndërruar në një nga artistet e reja më të preferuara në tregun e muzikës botërore, Dua Lipa po shijon suksesin e dy projekteve të fundit muzikore, “No lie” një bashkëpunim me Sean Paul dhe “Scared to be lonely”, me Martin Garrix.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button