Kujdes nga përdirimi i rrejteve sociale nga fëmijët!

Tashmë është e njohur se krahas informacionit dhe argëtimit, interneti mund të sjellë shumë rreziqe, sidomos për fëmijët dhe adoleshentët.

Organizata World Vision që punon për mirëqënien e fëmijëve në mbarë botën, përmes disa fletëpalosjeve informon edhe këtë kategori për mbrojtjen e të dhënave të tyre në internet, shkruan Boedo.al.

World Vision thekson edhe rëndësinë e bashkëbisedimit prindër-fëmijë, në mënyrë që ata (fëmijët) mund të kenë përvoja të sigurta në Internet. Mos jepni kurrë informacione personale si numra telefoni, adresë të shkollës suaj, shtëpisë, adresë të postës elektronike, personale apo të punës së prindërve, kur regjistroheni në faqe të caktuara internet.

Një tjetër këshillë e rëndësishme është që kurrë të mos bini dakord për t’u takuar me një personi që e njihni vetëm përmes internetit. Në fletëpalosje, këshillohet gjithashtu dhe postimi i kujdesshëm i fotove, për të mos u bërë pre e maniakëve të internetit. Organizata World Vision këshillon fëmijët dhe adoleshëntët që gjithmonë të komunikojnë me prindërit ose një të rritur të besuar, për çdo informacion apo situatë që i bën të ndihen në siklet.

Nga të dhënat mosha e përdoruesve të rrjeteve sociale kryesisht janë të rinjtë nën 24 vjeç. Por ndër përdoruesit aktivë të rrjeteve sociale, përfshihet dhe një përqindje jo e vogël e moshave nën 18 vjec. Sipas një studimi të bërë mbi një vit më parë në shkollat shqiptare, nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në vendin tonë, mbi 90% e fëmijëve të moshës 10-16 vjeç janë regjistruar të paktën në një nga rrjetet sociale si Facebook, My Space, ose Hi5. Rreth 42 % e fëmijëve dhe adoleshentëve pranojnë të kenë krijuar njohje të reja përmes rrjeteve sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button