VMRO-DPMNE: PSP turpi i sistemit të drejtësisë

Prokuroria Speciale Publike vazhdon politikën e saj kundër mediave dhe gazetarëve të cilët nuk janë nën kontroll të Zoran Zaev dhe nga ana e së cilës u paraqiten si armiq më të mëdhenj politik, gënjeshtar dhe të cilët publikisht kanë qenë të sulmuar dhe fyer, reagon VMRO-DPMNE pas konferencës për shtyp të PSP-së, njofton Portalb.mk.

“PSP tenton të frikësojë dhe censurojë mediumet të cilat nuk punojnë siç dëshiron Zoran Zaev. PSP në mënyre të drejtpërdrejtë vazhdon të shkel të drejtën bazë të lirisë së shprehjes si parim më i lartë i demokracisë. PSP është turpi i sistemit të drejtësisë. Ngjarja e sotme me shkronjën “T” ishte plotësisht në funksion të shpërqendrimit nga Platforma e Tiranës të cilën e pranoi Zoran Zaev vetëm e vetëm që të vijë në pushtet dhe të shpëtojë nga përgjegjësia për krimet e bërat”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

LEXO: Larje parash në Maqedoni, “Tabela”, “Treqind”, “Total” dhe “Tifani” rastet e reja të PSP-së (VIDEO)

LEXO: Ristevska: Asnjë medium nuk është nën hetimin e PSP-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button