Francë, evakuohet një xhami në Paris

Është evakuuar xhamia në rrethin Clichy-la-Garenne në Paris, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas televizionit BFM, policia mëngjesin e sotëm ka kryer evakuimin e rreth 50 njerëzve të cilët ishin në këtë objekt fetar. Megjithatë, besimtarët pas evakuimit u kthyen përsëri në xhami ku u ulën dhe refuzuan të dalin.

Pas kësaj, policia me forcë i ka nxjerrë këta njerëz nga xhamia. Gjatë rezistencës me rastin e evakuimit janë plagosur lehtë tre policë. Objektin e xhamisë më herët me qera e kishte dhënë pushteti socialist.

Shoqata ka dashur që të blejë ndërtesën, por qeveria aktuale e krahut të djathtë nuk ka pranuar një gjë të tillë. Shoqatat kundër islamofobisë në Francë kanë dënuar evakuimin e dhunshëm dhe kanë paralajmëruar se bëhet fjalë për gjëra që janë në kundërshtim me parimet e Republikës së Francës.

Kritikat ishin të ashpra edhe për faktin se policia nuk ishte e kujdesshme edhe pse bëhej fjalë për evakuim në një xhami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button