Gruevski dhe Ivanov e çojnë vendin në izolim

Deri tani nuk ka asnjë sinjal nga kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov,  edhe pas thirrjeve të fundit nga eurokomisari Joanes Han që menjëherë ta rishikojë qëndrimin e tij, dhe ta ndërrojë vendimin për ndarjen e mandatit, shkruan REL, përcjellë Portalb.mk.

Han është politikani i huaj që ditëve të fundit ka apeluar për zhvillimin e ngjarjeve në Maqedoni. Më parë këtë e kanë kërkuar edhe shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini, përfaqësues nga SHBA-ja, NATO dhe përfaqësues nga vende të tjera perëndimore.

Por, Ivanov vendosi që të mos takohet me Han në Shkup, që sipas analistëve drejton në atë se jo vetëm VMRO-DPMNE-ja dhe garnitura e tij në pushtet, por edhe se vendi po shkon kah izolimi ndërkombëtar.

Sipas politikanit Xhelal Nezirit, kur bëhet fjalë për trendin e VMRO-DPMNE-së flitet edhe për gjithë vendin, sepse, siç thotë, ajo është parti që i dikton proceset demokratike në shtet. Nuk është e rastësishme që kërkohen reforma me të cilat do të veçohet partia nga shteti, shtoi ai.

“Izolimi i VMRO-PDMNE-së do të thotë edhe izolim i shtetit, sepse kryetari i vendit Ivanov funksionon në këtë mënyrë që më shumë mban llogari për interesat e partisë që e ka kandiduar në interesat e shtetit”, tha Neziri.

VMRO-DPMNE-ja, përsëri, pas zgjedhjeve që u mbajtën me 11 dhjetor filloi të dërgojë deklarata nga takimet me ambasadorët e vendeve perëndimore. Edhe pas takimit me Han deklaruan se i kanë folur për “përzierjen direkte nga faktorët e jashtëm me krijimin e krizës, për rrolin e papranuar dhe përzierjen e disa ambasadorëve në procesin e formimit të Qeverisë”, zhgënjimin që Komisioni Evropian që nuk e dënoi platformën, qëllimi i qendrave të caktuara të thehet dhe sipas mundësive, siç shkruajnë, të eliminohet VMRO-DPMNE-ja.

Kartë e vetme që i ka mbet partisë tani, tha Mitko Gaxhovski, politologu i Fakultetit të Shkencave Shoqërore, është të luajë në ngritjen e tensioneve dhe bindjen e njerëzve se vendi mundet edhe pa nevojën e partnerëve ndërkombëtar. Kjo nuk është e saktë, theksoi ai, duke shtuar se deri tani në vend kanë hyrë me miliarda euro nga ndihma e huaj për zhvillim.

“Qëllimi i asaj që e bën VMRO-DPMNE-ja është që të kthehet si ndonjë faktor, gjegjësisht si procesverbal i qëndrimeve të njerëzve që janë para Kuvendit, ndërsa të cilat konkretisht i prezantojnë qëndrimet e VMRO-DPMNE-së. Mendoj se duan të përfaqësohen si faktor që do t’i ndërpres proceset, megjithatë për këmbim të merrnin diçka tjetër”, tha Gaxhovski.

VMRO-DPMNE-ja, përsëri, vazhdimisht mohon se qëndrojnë pas proceseve të përditshme me të cilat thirren si slogane anti-perëndimore. Por, nga ana tjetër, ata kërkojnë nga të huajt ta marrin parasysh pakënaqësinë e popullit që çdo natë, për të katërtën javë me radhë, marshojnë nëpër qytetet e vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button