Ja kush do të jetë kryetar i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime

Pas tri ditëve bisedime për Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime është arritur pajtim se pozita e kryetarit të jetë nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe në krye të saj të jetë Ilija Dimovski, njofton Portalb.mk.

Me këtë hapet mundësi për konstituim të seancës parlamentare gjatë ditës së hënë, kur edhe duhet të zgjedhet folësi i parlamentit.

Sipas dakordimit paraprak nga partitë politike VMRO-DPMNE do të ketë gjashtë anëtarë në Komision, LSDM pesë, ndërsa BDI dhe BESA do të përfaqësohen me nga një anëtar.

Konfirmimi i propozimit për formimin e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është parakusht për vazhdimin e seancës konstituive kuvendore, e cila filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre pasi nuk u sigurua shumicë parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të shtëpisë ligjdhënëse

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button