Shkupi të dielën testohet nga Ferizaji i Argjend Beqirit

Skuadra e FC Shkupi ka vazhduar me seanca stërvitore nga e mërkura pas tri ditëve pushim të merituar. Në stërvitjen e të mërkurës ishin të gjithë futbollistët, ndërsa trajneri Ardian Nuhiu ka vazhduar punën për të mbajtur formën e lojtarëve për ndeshjen e xhiros së 24-të, kur me 2 prill Shkupi do të jetë nikoqire e Pelisterit në stadiumin e Çairit në Shkup.

Por shkaku i ndeshjeve kualifikuese të reprezentacionit të Maqedonisë për Kampionatin Botërorë “Rusia 2018”, edhe këtë fundjavë do të ketë pushim në kampionat, ndërsa Shkupi ka arritur të aranzhojë një ndeshje kontrolluese. Tani më është vendosur që të dielën me 26 mars, të mbahet forma me ndeshjen kontrolluese kundër ekipit të Superligës së Kosovës, KF Ferizaji, skuadër kjo që udhëhiqet nga legjenda e FC Shkupi, Argjend Beqiri. Ndeshja në fjalë do të luhet në Ferizaj me fillim në orën 14:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button