Afganistan, një polic vret dhe u vë flakën 9 kolegëve të tij

Një polic afgan me armë zjarri ka vrarë dhe më pas u ka vënë flakën trupave të nëntë kolegëve të tij në një stacion policor në veri të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Mahfuzullah Akbari, zëdhënës i policisë në provincën afgane Kunduz, për AA tha se polici pas kryerjes së vrasjes së shumëfishtë është arratisur dhe me vete ka marrë armët nga stacioni policor në qarkun Kazak.

“Hetimet janë në vijim, ndërsa është konfirmuar se vrasësi ishte i lidhur me lëvizjen militante talebane”, ka thënë Akbar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button