“Shkallët spanjole” ndalohen, “rrota panoramike” do të ndërtohet

Në një atmosferë të tensionuar dhe me debat të nxehtë, Këshilli i Komunës Qendër dje i ndërpreu punimet e Shkupit 2014-të. Pasi që këshilltarët më në fund e vazhduan seancën e cila ishte e ndërprerë para katër viteve, për shkak demolimit të Komunës dhe rastit “shuplakat e porositura” nga kryeministri i atëhershëm Nikolla Gruevski për kryetarin e Komunës Qendër Andrej Zhernovskin. Me 12 vota “për”, nga grupi këshillues i udhëhequr nga LSDM-ja dhe 11 “kundër”, janë anuluar planet urbanistike, të cilat u miratuan nga përbërja paraprake e Këshillit të Komunës Qendër, në vitin 2012-të, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Komunës, Zhernovski tha se me anulimin e Planeve të Detajuara Urbanistike (PDU) është që të intrvenohet në lokacionet në të cilat janë parashikuar ndërtime të reja, por nuk është filluar akoma ndërtimi.

Një nga këto ndërtime është garazha shumëkateshe përballë Muzeut të qytetit të Shkupit e cila nuk ka filluar të ndërtohet sepse akoma janë në rrjedhë procedurat gjyqësore për tokën. Nuk kanë filluar të ndërtohen as “shkallët spanjole”  në Sheshin e Maqedonisë. Rrota panoramike do të vazhdojë të ndërtohet veçse është filluar ndërtimi. Por,  u ndërpre edhe ndërtimi i rrugës shërbyese në  Shëtitoren 13 nëntorit.

Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së paralajmëruan se vendimi përfundimtar do ta vendosin gjykatat më të larta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button