Modernizimi  i tepruar…!

 

Në dhjetëvjetëshin e parë të shekullit XXI tokat shqipëtare po përjetojnë një periudhë  tranizitore: atë të ndërrimit të sistemeve apo zëvendësimit të sistemit socialisto-komunist me kapitalizmin,respektivisht në sistemin e vlerave globaliste  apo të asaj që sot,quhet sistemi politik demokratik dhe ekonomia e tregut. Me daljen e shtetit universal të qytetrimit,njerëzit e tij duke ndjekur atë  verbohen duke menduar se kjo duhet të jetë forma apo mënyra e jetesës duke u përshtat me kohën moderne.Ky tranzicion normalisht sjell ndryshime jo vetëm në rrafshin politik e ekonomik, por edhe në rrafshin social, kulturor dhe në rrafshin besimor.Ajo që më shqetëson më shumë është se shoqëria moderne shqiptare po përballet me ndryshime të vazhdueshme në marrëdhëniet e njeriut me familjen dhe shoqërinë. Ky trekëndësh social duket se po bëhet më i brishtë, i papërcaktuar. Vetë raportet e njeriut me këto dy institucione të sigurisë morale, kanë ndryshuar ndjeshëm në dekadat e fundit. Shumë dukuri të relacioneve të njerëzve tanë në kohën e qytetërimit modern janë të pangjashme në krahasim me familjen dhe shoqërinë tradicionale shqiptare.

Në këtë kohë si kurrë më parë duket se kemi probleme serioze me identitetin, rolet sociale dhe bashkëveprimin midis strukturave themelore të qytetërimit tonë. Nga pikëpamja morale dhe sociale, familja dhe shoqëria shqiptare momentalisht ndodhen në procesin e komplikuar kaotik të kalimit nga natyra tradicionaliste, nga rolet e dikurshme klasike drejt ndryshimit, përshtatjes me kohën dhe imperativat e qytetërimit modern.

Familja shqiptare prej vitesh nuk është më ajo që kemi njohur. Struktura,  marrëdhëniet, por dhe qasja mbi të ka ndryshuar. E kaluar tashmë është familja me gjysh e gjyshe, kushërinj e kushërira, ndërsa e sodit përbëhet vetëm nga prindërit dhe fëmijët.Postmodernizmi po shkatron gjithçka që ka vlerë,po e rrënon kulturën tone fetaro-kombëtare që me vite e kemi kultivuar si kombë.

Shqiptarët e sodit përqafojnë vlerat e shoqërive të huaja,fare pa i analizuar apo ndarë se cilat vlera ti bëjmë pjesë të kulturës sonë dhe cilat vlera ti menjanojmë.Nuk duhet të bëhet pjesë e jetës çdo gjë që të duket  e bukur dhe joshëse,sepse ndonjëherë dukjet që janë tërhqëse mundet që realisht të jenë me pasoja fatale negative.Rinia shqiptare sot në emrin e modernizmit po mundohet të imitojnë kultura të ndryshme dhe po harrojnë veten e tyre.Sot i riu shqiptar dhe e reja shqiptare ndjekin  trendet moderne në aspketin e pamjës,veshjes, dëfrimit,degjenerimit duke menduar dhe synuar që janë në hapë me moden e shekullit  të ri.Për të qenë edhe ti edhe une në hapë me kohën nuk është e thënun të ndjekim vetëm modën e veshjes,dhe dukjes,pjesë e kulturës së përgjithshme është të harxhojmë kohë në bibliotekë duke nxën dije,të shkosh në kinematë,teatrotë e qytetit të jeshë pjesë e shoqërisë civile me kontribute intelektuale,po pse jo edhe të pish një kafe në kafenen e qytetit me familjen apo shoqërinë. Indikatorët kryesorë që inicojnë  prishjet morale janë mediat me përmbatje rozë përfshirë ketu edhe rrjetët sociale të cilët çdo ditë i përcjellim dhe lexojm.Mediat janë instrumente në duart të kapitalistëve. Janë kapitalistet ata që duke pasur monopolin e plotë mbi mjetët e informimit,nikojnë drjtëpërdrejt në formimin e opnionit të përgjithshem sipas shijes së tyre,hartojnë e skicojnë ngjarje dhe u japin formen që duan,atë formë që realizon interesat e tyre.Bombardimi që i bëhet njeriut me reklama,filma komercial dhe emisione të pavleshme,e ndjekë atë kudo,duke mos e lënë që të marrë frymë për asnjë çastë.Njeriu humb ndijimin e realitetit,kalon në hiper-realitet dhe bie nën ndikimin e medieve.Mediat dhe shtypi rozë paraqesin materiale joshëse që në thelbë janë shkatruese.Paraqitja dhe realiteti janë dy gjëra të ndryshme,dhe të kundërta çdo gjë që na paraqitet nuk është çdo here ashtu si paraqitet mundet që realiteti të jetë komplet ndryshe pra duhet analizuar gjërat.Rinia është begatia më e çmueshme e një kombi. Pa një rini të shëndoshë, një komb nuk ka perspektivë të ndritur. Rinia e popullit shqiptar ka kohë që gjendet në udhëkryqet e saj.

Modernizmi jonë si kombë më duket shumë i tepruar,po mundohemi të bëhemi më perendimorë se vetë populli perendimorë.Shoqëria jonë shqiptare ka vlerat e veta,ne kemi kulturën tone të lavdishme të ndërtuar mbi baza fetare kombëtare kthehuni në origjinalitet ta kërkojmë vetvetën,nuk na duhet kopjim i vlerave të huaja negative që naj prishin shoqërinë dhe familjen.Sado që mundohemi të paraqitemi si shqiptarë të moderuar ne në thelbë jemi shoqëri konservatore tradicionale,ketë e ka dëshmuar edhe historia jonë.

Për të përmirsuar gjendjen e kombit tonë,duhet të instalohet kultura apo mendësia konservatore.Kur them konservatore e kam fjalën që përshembull, një parti në aspketin e ruajtjve të vlerave morale të jetë konservatore,kurse në aspketin ekonomik social-demokrat.Ketë detyrë duhet të marin përsiper  elitat udhëheqëse të shtetit së bashku me ministrin e arsmit dhe kulturës pa mos haruar edhe mediat si mjetë kryesorë për të pasur ndikim në opinion.

Në Maqedoni kemi elita të reja politike,që nga programi i tyre më duken më konservatore se partitë e deritanishme,ndoshta me ardhjen e tyre në pushtet munden të na ndihmojnë në kapërcimin e krizës morale por edhe sociale ekonomike.

Shqiptarët nuk duhet në emrin e lirisë së tepruar apo të drejtave të tepruara të keqpërdorin lirin duke e bë ate të pakufishme,skajshmërisht sepse liria e pakufishme nuk mundet të quhet njerzore,sepse është liri e kafshës,liri që nuk njeh turp,moral sjellje etj.Për çdo gjë duhet të kemi kufi të caktuar,mos të lejojmë kulturën e huaj ta përvetsojmë duke pasur identitetin tone që natryshem jemi krijuar,duhet pasur kujdes se si përshtatemi me jetën sepse, depërtimi i kapitalizmit mbart në vetvete edhe rrezikun për  vendeve në zhvillim që  mund të humbasin rolin e  tyre në ruajtjen e vlerave kombtare .Ndryshimet e tranzicionit dhe të transformimit shoqëror të shoqërive postkomuniste të Europës, janë pjesë e procesit të globalizimit. Për këtë arsye, globalizimi, është tregues i faktit se sistemi botëror sot mund të integrojë, në mënyra të ndryshme, shoqëri dhe civilizime të ndryshme, pa marrë parasysh vetitë e tyre autentike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button