3 vjeçarja i “vjedh” kapelen Papës (VIDEO)

Ndërsa takon Papa Françeskun në sheshin “Shën Pjetri”, vogëlushja 3 vjeçare Estella Westrick’s nga SHBA vodhi kapelen e kreut të Vatikanit.

Një vjedhje jo shumë e zgjuar, sepse u bë në sytë e të gjithë, por që i bëri të pranishmit të qeshnin, përfshirë edhe vetë Papën. Në videot e filmuara nga shumë të pranishëm, shfaqet vajza e vogël që në momentin që papa e puth, ajo i vjedh kapelën.

Familja e vajzës së vogël tregoi pas incidentit se ajo ishte mjaft nervoze që do të takonte Papën, por duket se thjeshtësia e kreut të Vatikanit e ka bërë të ndihet mjaft rehat dhe kështu reagoi siç i takon një fëmije.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button