Reprezentacioni i Maqedonisë u nis për në Vaduz

Me çarter fluturim për në Cyrih, reprezentacioni i Maqedonisë në futboll ka udhëtuar në orët e mëngjesit drejt Lihtenshtajnit, ku edhe do të luaj ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”. Maqedonia do të jetë pa të dënuarin Ezgjan Aliovskin, por do të ketë një sulm mjaft me përvojë, e që bën edhe vet seleksionuesin Igor Angellovski të ndjehet optimist që më në fund edhe në një ndeshje në rolin e mysafirit të arrijë fitore dhe të arkëtojë pikët e para në këtë cikël kualifikues.

Futbollistët e Maqedonisë sot pasdite pritet të kenë stërvitjen e vetme në Vaduz, ku edhe do të luhet ndeshja, ndërsa pikërisht në këtë seancë stërvitore seleksionuesi Angellovski do të bëjë përzgjedhjen e njëmbëshjetëshes e cila do ta fillojë ndeshjen ndaj Lihteshtajnit, e cila luhet të premten me fillim në orën 20:45 minuta. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button