Ambasadori norvegjez në Turqi thirret në MPJ-në turke

Ministria turke e Punëve të Jashtme i bëri thirrje ambasadorit të Norvegjisë në Ankara, Vegard Elefsen që t’i shpreh protestë për shkak të vendimit të autoriteteve norvegjeze që t’u japë azil shtetasve turq, të cilët nga Turqia janë akuzuar për involvim në tentimin për grusht shtet në korrik vitin e kaluar, njoftoi TASS.

Gazetat norvegjeze njoftuan se Norvegjia u ka dhënë azil katër ushtarëve turq dhe atasheut ushtarak të Turqisë në Norvegji, si dhe farefisit të tyre.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë e vlerësoi si të papranueshëm vendimin e Norvegjisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button