Tramp bisedoi me Mej për sulmin në Londër

Presidenti amerikan Donald Tramp ka biseduar përmes telefonit me kryeministren britanike Tereza Mej pas sulmit të sotëm terrorist në Londër, kumtoi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Shon Spejser.

“Presidenti bisedoi me kryeministren Mej. E dënojmë sulmin në Uestminister, që Britania e Madhe e trajton si incident terrorist dhe e përshëndesim reagimin e shpejtë të policisë britanike”, theksoi Spejser.

Ai e siguroi Londrën se mund të presë mbështetje të plotë nga ana e Uashingtonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button