Një ish-këshilltar i Trampit ka ndihmuar në fushatën politike të Vladimir Putin

Drejtuesi i fushatës elektorale të presidentit amerikan Donald Trump ka punuar në mënyrë të fshehtë për një miliarder rus, për të asistuar presidentin Vladimir Putin.

Lajmin e bën të ditur agjencia “Associated Press”, sipas të cilës Pol Manafort ka propozuar një strategji për të goditur fraksionet opozitare anti-ruse në ish-republikat sovietike rreth një dekadë më parë.

Burimi informativ raporton se dokumenta dhe intervista të mëparshme mbështesin pretendimet e tij për Manafort. Ky i fundit ka insistuar se nuk ka punuar kurrë për interesat ruse.

Ai ka punuar si kryetar pa portofol i fushatës elektorale të Tramp nga marsi deri në gusht të vitit të kaluar, përfshirë periudhën gjatë të cilës miliarderi njujorkez vulosi kandidaturën e tij.

Manafort dha dorëheqjen pasi “Associated Press” zbuloi se ai kishte koordinuar një operacion sekret lobimi në favor të partisë pro-ruse të Ukrainës deri në vitin 2014.

Agjencia e lajmeve pretendon se të dhëna të dokumentuara biznesi lidhin në mënyrë direkte Manafort me interesat e Putin në rajonet ish-sovietike.

Lajmi vjen në një kohë kur këshilltarët e fushatës së Tramp janë subjekt i një hetimi të FBI-së dhe dy hetimeve të Kongresit për ndikimin rus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button