Në Maqedoni më shumë divorce se martesa, ku është problemi?

Sipas statistikave të fundit në tremujorin e fundit të vitit të kaluar në Maqedoni numri i martesave është ulur për 15,% për qind, kurse numri i divorceve është rritur për 7.9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë kohore në vitin 2015. Këto shifra shqetësuese shtyjnë të mendojmë se pse qytetarët e Maqedonisë më shumë divorcohen se sa martohen, shkruan Portalb.mk.

Ndonëse motivet janë nga më të ndryshmet dhe nga më të specifikuarat, megjithatë si shkaqe më të shpeshta janë papunësia apo gjendja e rëndë ekonomike, aspekti i mënyrës së jetesës apo duke marrë modele të ndryshme të të jetuar me më pak obligime.

Sociologia, Arta Osmani për Portalb vlerëson se rritja e shifrave të divorcit, vjen si pasojë e jetës moderne të individualizmit, gjendjes së humbjes së autoritetit në familje, humbjen e vlerave tradicionale, shoqërore dhe të moralit.

“Divorci është një procedurë shumë e rëndë sidomos nëse në mes ka fëmijë, kjo ndikon shumë në jetën e fëmijës. Shkaqet e divorceve janë të shumta mund të them se ka raste që ndahen shkaku i dhunës në familje, varfërisë, moralit, grindjeve e shumë e shumë gjerave tjera. Tani besoj që është rritur numri i divorceve shkaku që askush nuk e duron më askënd. Deri dje femra nuk ka guxuar të ngrit zërin apo të ankohet për maltretimet e bashkëshortit ose të familjes së tij, sepse ka qenë e pa shkolluar, pa punë dhe familja e saj nuk e pranuar mbrapa, kurse tani është ndryshe. Madje mund të them se në disa divorce, femra është ajo që është më e fortë financiarisht. Nuk është dukuri e mirë divorci, dhe rritja e numrit të tij ndikon shumë në jetën sociale të një shoqërie, andaj duhet të ketë më shumë mirëkuptim, respekt dhe dialog ndërmjet çifteve bashkëshortore”, tha Osmani.

Nag ana tjetër, profesoresha universitare, Orhidea Shurbanovska, nga Instituti për Psikologji në Fakultetin e Filozofisë në Shkup,  vlerëson se arsyet më të shpeshta që shpijnë deri te divorci janë, mosmarrëveshjet dhe grindjet në familje, por due problemet financiare.

“Në kohën e varfërisë dhe mungesës së mjeteve financiare të cilat nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet e nevojshme, rritet agresiviteti te partnerët. Nga ana tjetër jeta e mbushur me stres dhe orari i zgjatur i punës krijon largësi nga partneri që më pas krijon konflikt që ndikon shumë keq në martesë. Kryesisht e them edhe një herë se arsyeja më e shpeshtë e ndarjes apo divorcit është gjendja financiare”, thotë Shurbanovska.

Divorci – problem me shumë pasoja

Divorci është një problem sa juridik aq edhe social dhe kryesisht shkaktohet, kur ndërmjet dy partnerëve është thyer ndjenja, intimiteti, komunikimi dhe padyshim që marrëdhënia nuk funksionon më, duke përfshirë në një stres të përgjithshëm të gjithë anëtarët. Divorci është një situatë tepër stresuese për të gjithë pjesëtarët e familjet që e përjetojnë atë dhe paraqitet si një ndryshim madhor në jetën e individit, të cilit i nevojitet një kohë e konsiderueshme për t’u rikuperuar e adaptuar me të.

Një familje që kalon një proces të tillë gjatë jetës së tij padyshim që përfshihet në një mori çrregullimesh emocionale. Procesi i divorcit mund të rrisë brenda anëtarëve të familjes ndjenja të forta zemërimi, ankthi, depresioni, vetmie, turbullimi dhe mungesë kuraje të dukshme në personalitetin e individëve

Përshtatja në jetë pas shkurorëzimit është një hallkë që përjetohet rëndë nga të shkurorëzuarit, posaçërisht nga gjinia femërore e sidomos atyre prindërve që kanë lënë fëmijët e tyre. Ndarja nga fëmijët për të dy prindërit është shumë e rëndë, e veçmas nga gjinia femërore ajo përjetohet rëndë. Kush do të përkujdeset për fëmijët? A kanë për të ngrënë e për të pirë? Të gjitha këto sa vijnë e dobësojnë shëndetin e nënave dhe në të shumtën e rasteve jetën e tyre e bëjnë të pa perspektivë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button