Pronari i autobusit të djegur: Mediat të mos i japin kahje politike rastit

Autobusi i cili u kaplua nga zjarri në autostradën Shkup-Tetovë, ka ardhur si rezultat i mosservisimit të mirë të autobusit, në të nuk ka pasur prezencë të pasagjerëve dhe se nuk është djeguar nga askush tjetër, siç raportuan disa media, njofton për Portalb pronari i kompanisë “Nasir Turs”.

“Autobusi ka 4 javë që ishte në servisim në Shkup, dhe pikërisht për rastin edhe për të cilin u kaplua nga flakët. Mirëpo, me arritje në vendpagesën e parë rrugore në hyrje të Tetovës, ai kaplohet nga zjarri, nga ku vozitësi ka reaguar menjëherë. Është thirrë edhe njësia e zjarrfikësve, por meqë ata arritën pas 40 minutave, autobusi është djeg tërësisht. Autobusi ka qenë jasht linjës, dhe në të ka qenë i pranishëm vetëm vozitësi”, tha Xhumali Bajrami.

Ai gjithashtu sqaroi se “autobusi është djegur nga probleme teknike, dhe nga askush tjetër, dhe lus që mediat të mos i japin kahje politike dhe ndëretnike këtij rasti”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button