Alfa Romeo 4C zgjidhet veturë e sigurisë në “WTCC”

Vetura Alfa Romeo 4C është përzgjedhur si veturë e sigurisë, për garën e sivjetme të FIA (WTCC).

Javën e kaluar u zbulua lajmi se BMW M4 do të jetë vetura e sigurisë gjatë garës MotoGP, kurse tani Alfa Romeo ka bërë të ditur se do të kryej detyrat e njëjta sikur konkurrenti i saj në WTCC me modelin 4C.

Njëra prej arsyeve pse 4C është përzgjedhur si veturës e sigurisë gjatë garës së WTCC, është fakti që kjo veturë është shpallur si më e bukura gjatë vitit të kaluar, titull ky të cilin e rrëmbeu gjatë festivalit të veturave e mbajtur në Paris.

Edhe pse posedon një motor të vogël prej 1.7 litrave turbocharge që prodhon 240 kuaj fuqi, ajo është përshkruar si tejet e përshtatshme për këtë lloj gare.

Lajme të ngjashme

Back to top button