​Befason De Biasi, ndryshon skemën për Italinë

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka vendosur që t’i kthehet skemës së tij të preferuar kundër Italisë 4-5-1

Ndaj Italisë do të jetë një Shqipëri mbrojtëse por dhe shumë e kujdesshme. Përballë të kaltërve në Palermo, trajneri i kuqezinjve Gianni de Biasi ka vendosur të luajë me një rreshtim të pazakontë për të në mbrojtje, duke aktivizuar plot pesë lojtarë në këtë repart, ndoshta për të mbyllur dhe hapësirat që mund të krijohen nga lojtarë me përvojë në prapavijë si Mavraj dhe Xhimshiti.

Nga ajo që është kuptuar dhe nga seancat stërvitore, por dhe nga informacionet e Supersport, De Biasi pritet të luajë me rreshtimin 4-5-1.

Vendin e Berishës në portë do ta zërë Strakosha, që do të jetë i përzgjedhuri i tij për këtë sfidë, ndërsa në mbrojtje do të kemi një rreshtim me pesë lojtarë me Hysajn dhe Agollin që do të luajnë nga krahët dhe mund të shndërrohen në varësi të daljes së ekipit përpara dhe në mesfushorë krahu, e Ajetin, Veselin, e Kukelin që do të luajnë në qendër të mbrojtjes.

Në mesfushë trajneri italian ka zgjedhur dy lojtarë që aktivizohen në Serie A për të luajtur në qendër, si Memushaj dhe Basha, që janë titullar të padiskutueshëm në skuadrat e tyre Pescara dhe Bari.

Nga krahët ndërkohë i besohet, në të djathtë Roshit dhe në të majtë Llullakut, ndërsa nuk ka surpriza sa i përket sulmit, me Sadikun që ështe në një formë të jashtëzakonshme, teksa te Lugano ka shënuar rregullisht do të jetë titullar në majën e sulmit kuqezi.

Një skemë që pritet t’i garantojë De Biasit më shumë siguri nga mbrapa por ku do të jenë shumë të rëndësishme daljet përpara të Hysajt dhe Agollit nga krahët, apo dhe zhvendosja ndoshta herë pas here e Kukelit përpara mbrojtjes, në varësi të situatave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button