Vdiq portieri Milloshevski

Drejtori i reprezentacionit të Maqedonisë në futboll Petar Miloshevski ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur mbrëmë vonë në autostradën Kumanovë-Shkup. 
Në këtë aksident ka pësuar edhe kryetari i Federatës së Fudbollit të Maqedonisë Ilço Gjorgjievski dhe dy persona të tjerë të punësuar në federatën e futbollit. 

Ata kanë qenë duke u kthyer nga Kumanova ku është zhvilluar një ndeshje humanitare futbolli. Sipas informatave të para aksidenti ka ndodhur në hyrje të Shkupit. 

Milloshevski ishte ish-portier i kombëtares së Maqedonisë dhe disa klubeve të njohura si Trabzonspor, Malatiyaspor, Sebatspor, Enozis ndërsa ka mbrojtur edhe për ekipet vendore Pelisteri dhe Vardari.

Lajme të ngjashme

Back to top button