Një i vrarë në sulmin në Parlamentin britanik, policia e ndërlidhë me terrorizëm

Parlamenti britanik është mbyllur pas dy përpjekjeve të koordinuara për incidente të dhunshme, të cilat policia tha se po i trajtonte si sulme terroriste.

Policia tha se një sulmues i veshur në të zeza hyri brenda perimetrit të Pallatit Westminster në Londër dhe theri me thikë një polic në afërsi të hyrjes që shfrytëzohet nga anëtarët e Parlamentit, transmeton REL.

Autoritetet thanë se sulmuesi u vra nga zyrtarët e sigurisë jashtë ndërtesës së parlamentit.

Të paktën një grua është vrarë kur një sulmues goditi 12 kalimatarë në Urën Westminister, në afërsi të parlamentit dhe të Kullës Big Ben të Londrës.

Zyrtarët spitalor thonë se dhjetra persona, që u goditën nga vetura e sulmuesit kanë pësuar lëndime “katastrofale”.

BBC raporton se një grup i nxënësve francezë, në kohën e sulmit me veturë, ishin duke ecur në pjesën verirore të Urës Westminister. Ata janë në mesin e të lënduarve nga ky sulm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button