Autoritetet ukrainase i ndaluan hyrje në vend përfaqësueses ruse për “Eurovision-2017”

Autoritetet ukrainase i ndaluan hyrje, në periudhë prej tre vitesh, përfaqësueses ruse për “Eurovision-2017” Julija Samojllova. Manifestimi i sivjetmë për këngën më të mirë do të mbahet në maj në Kiev.

Dokumenti për ndalesë është përgatitur nga Shërbimi për siguri i Ukrainës.

Ky vendim është marrë për shkak të pjesëmarrjes së Samojllovës në një koncert në Krime në vitin 2015.

Sipas Shërbimit për siguri të Ukrainës, këngëtarja e ka shkelur dekretin e Këshillit ministror të Ukrainës, sipas të cilit të huajt duhet të marrin leje të posaçme për të vizituar gadishullin e Krimesë. Ky dekret është miratuar pasi gadishulli u aneksua nga Rusia.

Vlerësohet se për shkak të vendimit për këngëtaren e cila lëvizë në karrocë invalidësh mund të shpërthejnë protesta të ashpra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button