Shtajnamer deri tek Erdogan: Mos e shemb atë që është ndërtuar me vite

Presidenti i Gjermanisë Frank-Valter Shtajnmaer, i cili sot dha betimin e tij në këtë funksion, në fjalimin e tij të parë presidencial e paralajmëroi kolegun turk Rexhep Taip Erdogan se rrezikon që ta shkatërrojë gjithë atë që vendi i tij e ka ndërtuar me vite.

Mes Turqisë dhe Gjermanisë, por edhe shteteve të tjera evropiane, ekziston përçarje për shkak të dëshirës së autoriteteve turke që të mbajnë tubime mes diasporës evropiane, me qëllim të sigurimit të mbështetjes për Referendumin në Turqi të caktuar për më 16 prill, e me të cilin parashikohet zgjerim i autorizimeve të shefit të shtetit. Shtetet evropiane nuk japin leje për mbajtje të tubimeve të këtilla, që ka shkaktuar përçarje të thellë në raportet e Turqisë dhe vendeve tjera.

“Mënyra se si e shikojmë Turqinë është e karakterizuar me shqetësim se gjithë ajo që është ndërtuar me vite dhe dekada shkatërrohet”, deklaroi Shtajnmaer në fjalimin e tij inaugurues.

Turqia në shumë raste e akuzoi Gjermaninë se shfrytëzon “taktika naziste” me moslejimin e mbajtjes së tubimeve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button