BPRM nga muaji i ardhshëm me shërbim bankar elektronik

Shërbim bankar elektronik për kryerjen e qarkullimit pagesor jashtë vendit për nevojat e shtetit dhe organeve shtetërore, vendosi Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë (BPRM).

Shërbimi do të jetë në dispozicion muajin e ardhshëm, ndërsa qëllimi është, siç kumtoi BPRM, shërbime më cilësore dhe më efikase, si dhe kursimin e kohës, resurseve njerëzore dhe materialeve tek institucionet shtetërore.

“Për promovimin dhe njoftimin me epërsitë e shërbimit bankar elektronik, në periudhën e kaluar në kuadër të Bankës Popullore janë organizuar prezentime në të cilat morën pjesë rreth 260 përfaqësues të mbi 90 institucioneve shtetërore nga pushteti qendror dhe lokal. Pjesëmarrësit në prezentim janë njoftuar me funksionalitetet e sistemit i cili mundëson rrjedhjen më të shpejtë të dokumenteve dhe informacioneve përmes dorëzimit elektronik të fletëpagesave për pagesa jashtë vendit, njoftimin elektronik për derdhje të mjeteve të mbërritura, si dhe dorëzimin elektronik të kërkesave për marrjen dhe kthimin e parave në dorë”, informoi BPRM.

Shërbimi ofron edhe kompensime të volitshme për fletëpagesat e dorëzuara elektronike në raport me fletëpagaseat prej letre.

“Me realizimin e këtij projekti, Banka Popullore e konfirmon angazhimin për digjitalizimin e ekonomisë vendore si përcaktim strategjik të Republikës së Maqedonisë për afrim drejt Bashkimit Evropian në këtë sferë”, qëndron në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button