Erdogan: Evropianët nuk do të lëvizin sigurt nëpër rrugë nëse nuk e ndryshojnë qëndrimin ndaj Turqisë

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan i paralajmëroi sot Evropianët në mbarë botën se nuk do të munden në mënyrë të sigurt të lëvizin në rrugë nëse nuk e ndryshojnë qëndrimin ndaj Turqisë dhe i bëri thirrje Evropës që t’i respektojë të drejtat e njeriut dhe demokracinë.

“Nëse Evropa vazhdon në këtë mënyrë, asnjë evropian nga cilado pjesë e botës nuk do të mundet në mënyrë të sigurt të lëvizë nëpër rrugë. Ne, si Turqi, i bëjmë thirrje Evropës t’i respektojë të drejtat e njeriut dhe demokracinë”, porositi Erdogan.

Turqia ka kontest me Gjermaninë dhe Holandën pasi që këto dy vende u ndaluan ministrave turq t’u drejtohen shtetasve turq të cilët jetojnë atje, në tubimet e organizuara me qëllim që të sigurohet mbështetje më e madhe para mbajtjes së referendumit muajin e ardhshëm për zgjerimin e autorizimeve të presidentit turk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button