Ibraimi beson në fitore ndaj Lihteshtajnit

Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll ka vazhduar përgatitjet për duelin ndaj Lihteshtajnit, ku do të kërkojë të shënojë fitoren e parë në ciklin e ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botërorë “Rusia 2018”. Të përzgjedhurit e trajnerit Igor Angellovski pas disfatave të pësuara nga Shqipëria, Spanja, Italia dhe Izraeli, shpresojnë që të shijojnë fitoren e parë.

Për ndeshjen në fjalë në seancën e sotme stërvitore në terrenet sportive të FFM-s, ka folur golashënuesi më i mirë i kampionatit të Maqedonisë Besart Ibraimi, i cili mes tjerash ka thënë se do të duhet që të gjithë të japin maksimumin dhe të tregojnë se nëse përsërisim ndeshjet e luajtura ndaj Italisë, Shqipërisë dhe Izraelit, do të arrijnë suksesin e parë në këtë cikël.

“Nëse i përsërisim ndeshjet sikurse ndaj Italisë, Shqipërisë dhe Izraelit, mendoj se do të arrijmë të shënojmë fitore. Jemi të përgatitur të marrim pikët e para në këtë cikël të kualifikimeve. Nuk do ti nënvlerësojmë kundërshtarët, por mendoj se jemi favorit dhe këtë duhet arsyetuar në fushë”, ka thënë golashënuesi më i mirë i kampionatit të Maqedonisë.

Ndeshja kualifikuese kundër Lihteshtajnit do të luhet të premten me fillim në orën 20:45 minuta në Stadiumin Rheinpark të Vaduzit. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button