Zaev: Edhe nëse fiton në zgjedhje, Gruevski nuk ka partner koalicionues te partitë shqiptare

“VMRO-DPMNE e di se nëse shkon në zgjedhje të reja, do të humb pasi që askush nuk mund ta tolerojë këtë sjellje të pafytyrë dhe të ashpër”, kështu e komenton lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, qëndrimin e VMRO-DPMNE-së, të cilin e deklaruan pas takimit me Hanin se, për dalje nga kriza duhet të formohet ose Qeveri e pakicës ose zgjedhje të reja, njofton Portalb.mk.

“Duhet të bëhet transferim demokratik i pushtetit. Nëse shkojnë ë zgjedhje, ata do të humbin, ndërkaq ne do të kemi disa deputetë më shumë. Pas kësaj Gjorge Ivanov, mundet që përsëri të vendos të mos e japë mandatin. Të themi se Gruevski në zgjedhjet e ardhshme fiton 62 deputetë, me cilën parti shqiptare do të koalicionojë ai?”, pyeti Zaev, duke shtuar se VMRO-DPMNE-ja mirë e di se qytetarët e Maqedonisë dhe bashkësia ndërkombëtare presin hapa konkret.

I pyetur nëse diçka ka ndërruar pas vizitës së Hanit dhe tre eurodeputetët, lideri i LSDM-së, tha se “edhe atë si janë ndërruar punët”.

“Dje edhe njëherë u dërgua porosia që të lëvizin proceset demokratike, në bazë të Kushtetutës. Kjo do të thotë që të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të jepet mandati për formim të Qeverisë. Këtë porosi nuk mundet që ta lë pas dore askush. BE ka qëllime të mira në lidhje me Maqedoninë. Eurokomesari Han, dje kumtoi se do që të hapen kapitujt 23 dhe 24, lidhur me gjyqësorin dhe sigurinë. Ato për ne janë dialog i hapur dhe fillestar, pasi që Greqia e bllokon hapjen e bisedimeve. Por, për ne kjo do të thotë bisedime dhe lëvizje të punëve përpara”, tha Zaev.

Në pyetjen e gazetarëve se katërshja nga Brukseli në takimin e djeshëm a ka theksuar ndonjë sanksion nëse vazhdohet bllokimi dhe zvarritja e proceseve, Zaev tha se në atë çështje duhet që të përgjigjen përfaqësuesit e BE-së.

LSDM në shënjestër të Prokurorisë Themelore Publike

Lideri i LSDM-së, sot bashkë me avokatin e tij, Vane Andreev, erdhën në Prokurorinë Publike të Shkupit, që të kryejnë ekspertizë të dëshmive materiale nga lënda në të cilën Zaev, LSDM si parti dhe një person tjetër i punësuar në parti anë të dyshuar për keqpërdorim gjatë organizim të fushatës zgjedhore.

Zaev përpara se të hyjë në PTHP tha se ka ardhur që ta tregojë pafajësinë e tij në lidhje me dyshimet për të cilat ngarkohet dhe se pas ekspertizës së dëshmive, do ta përgatisë mbrojtjen e tij.

Prokuroria më 16 mars, kumtoi se kanë filluar hetim për parregullsitë zgjedhore për kohën e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në vitin 2014.

Përveç këtij hetimi, në kumtesë të Prokurorisë shkruan edhe se procedura hetimore udhëhiqet për zgjedhjet parlamentare të cilat u mbajtën më 11 dhjetor të vitit të kaluar.

“Në procedurat hetimore janë të përfshirë disa persona, në mesin e të cilëve edhe ish përfaqësues të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Vetëqeverisjes Lokale dhe bartës të funksioneve në parti të caktuar politike. Ekziston dyshim i bazuar se të dyshuarit si grup i organizuar e kanë kryer veprën penale, ofrim, dhënie ose premtim të dhuratës ose tjetër përfitim që të përfitojnë persona me të drejtë vote. Ndikimi ndaj personave në dy njësitë zgjedhore, ka pasur për qëllim që në mënyrë të caktuar të kryhet e drejta e votës”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Të hënën pritej që edhe sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski, të paraqitet në Prokurori, megjithatë, ai kumtoi se atij nuk i kanë dërguar ftesë, andaj edhe nuk është paraqitur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button