Porositë e Hanit, mbështetje e Brukselit për Maqedoninë që të del nga kriza politike

Porositë e djeshme të eurokomesarit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han dhe tre eurodeputetëve, Ivo Vajgël, Knut Flekenshtajn dhe Eduard Kukan, që “presidenti Ivanov ta ndryshojë vendimin për mosdhënie të mandatit dhe të formohet Qeveri e re e gatshme për reforma”, janë konfirmim se Brukseli e mbështet Maqedoninë në procesin e daljes nga kriza politike. Kështu vlerësojnë për Portalb.mk ish ambasadorët, Nano Ruzhin dhe Alajdin Demiri.

Nano Ruzhin
Nano Ruzhin

“Porositë e djeshme të katërshes së Brukselit paraqesin vlera bazike për një demokraci parlamentare të cilat duhet të zbatohen në Republikën e Maqedonisë. Të gjitha elementet e paraqitura në formë të shkruar janë rezultat i takimeve të djeshme të partive politike dhe tregojnë se Bashkimi Evropian fuqishëm qëndron pas deputetëve të shumicës, partitë shqiptare dhe LSDM-së duke qartësuar të gjitha dilemat për sa i përket veprimeve të Nikolla Gruevskit dhe Gjorge Ivanov, të cilët tentojnë të aktualizojnë dokumente të rrejshme për mundësi federalizimi dhe multienticizmi, duke nxitur numër të madh të protestuesve të motivuar nga fryma nacionaliste”, deklaron ish diplomati Ruzhin.

Sipas Ruzhinit, largimi nga pushteti 11 vjeçar i VMRO-DPMNE-së do të mundësojë zbardhjen e shume rasteve të fshehura deri më sot e që kryesisht ndërlidhen me punën e Prokurorisë Speciale Publike dhe Prokurorisë Themelore Publike e cila, sipas tij do të reformohet plotësisht pas formimit të Qeverisë së re.

Ish ambasadori Demiri, thotë se Han, preku substancën e krizës politike dhe se zbatimi i tyre do të mundësonte tejkalim sa më i shpejtë i saj, mirëpo, ai shpreh pesimizëm, ngaqë këto nuk do të lejohen nga VMRO-DPMNE, meqë sipas tij, vijnë si pasojë e ndryshimit të kursit evropian të saj.

Alajdin Demiri
Alajdin Demiri

“Porositë e Johanes Han drejtuar politikanëve në Maqedoni, janë porosi të cilat në një farë mënyre mund të zgjidhin krizën, ngaqë kanë prekur substancën e krizës së Maqedonisë. Por vlerësoj se sërish këto porosi do të hasin në vesh të shurdhër dhe duhet të kemi të qarte se VMRO-DPMNE me krizën e krijuar tenton të menaxhoje pushtetin e vet, por ajo çfarë është e rëndësishme ka të bëjë me atë se VMRO-DPMNE është duke e ndryshuar kursin e politikës së jashtme të cilat kryesisht lidhen me integrimet euro-atlantike, kundër Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Nga ana tjetër Bashkimi Evropian me çdo kusht tenton të fus Maqedoninë në rrugën këtyre integrimeve, dhe këtu do të mund të vërehet edhe fuqia se sa BE do të mund të mbajë Maqedoninë në ujërat e BE-së. Por asnjë porosi e Johanes Han nuk do të realizohen, ngaqë ashtu dëshiron VMRO-DPMNE”, u shpreh për Portalb, Demiri.

Përndryshe, dje pas realizimit të takimeve me paritë politike parlamentare në Maqedoni, Han dhe tre eurodeputetëve, nëpërmjet një kumtese të përbashkët porositën që “të mos luhet me zjarr” dhe presidenti Ivanov ta ndryshojë urgjentisht vendimin”, duke shtuar se presin Qeveri të re. Hani për Platformën Shqiptare, tha se e sheh si mënyrë për përfshirje të drejtë të komuniteteve, si në programin qeveritar po ashtu edhe në vetë konstituimin e Qeverisë.

Pas takimit, të gjitha partitë politike, partitë LSDM, BDI, Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptare dolën me kumtesa thuajse të ngjashme për nga qëndrimet që “vendit i duhet Qeveri e re”, përveç asaj të VMRO-DPMNE-së së Nikolla Gruevskit, e cila Hanit i ka ofruar dy propozime për dalje nga kriza politike, zgjedhje të reja ose të formohet Qeveri e pakicës.

LEXO: Ja çfarë mendon Johanes Han për Platformën Shqiptare (VIDEO)

LEXO: Han: Rusia në Ballkan është faktor ushtarak, por jo edhe ekonomik

LEXO: Han: Presidenti Ivanov ta ndryshojë urgjentisht vendimin, presim Qeveri të re

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button