Numër rekord i personave të regjistruar papunë në Greqi

Agjencia për punësim (OAED) është e shqetësuar pasi në dy muajt e parë të vitit papunësia në Greqi ka arritur nivel rekord, shkruan gazeta “Ta nea”.

Sipas të dhënave të agjencisë në janar janë regjistruar 1.089.989 persona të papunë, ndërsa në shkurt numri ka arritur 1.095.866, gjegjësisht në ditë kanë mbetur pa punë 255 njerëz.

Rritje prej 10 për qind është shënuar edhe te pushimet nga puna. Gjashtë prej dhjetë punëtorëve kanë qenë me “fitime mizore”. Mbi 1,2 milionë të punësuar kanë marrë paga me vonesë prej tre deri 12 ditë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button