“City tree” në Shkup

OJQ Ekosvest dhe Ambasada gjermane sot në Shkup do ta promovojnë projektin për klimën dhe mbrojtjen e ndryshimeve klimatike “City tree” dhe do t’ia dorëzojnë qytetit tabllot e gjelbërta – pastrues të ajrit.

“City Tree” është strukturë vertikale prej llojit specifik të myshkut me bimë vaskulare, të cilat “ushqehen” me pluhur të imtë, okside azoti dhe ozon, dhe kanë aftësi të neutralizojnë 240 tonë dioksid karboni në vit.

Në ngjarje është paraparë fjalim i ambasadores gjermane Krisitne Altahauzer, i kryetarit të qytetit të Shkupit Koce Trajanovski dhe Ana Çoloviq nga OJQ Ekosvest.

Ky projekt u mundësua me ndihmën e mjeteve nga fondi për ndryshime klimatike pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, me çka financohet fushata për ngritjen e vetëdijes, ndërsa blerjen e dy tabllove, për Shkupin dhe Tetovën e mundëson Pakomak, Enerxhi Deliveri Solishens, Vezë shari, ProKredit Bank, DHL, Knauf dhe De Med.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button