OKB: Përkujtohet ambasadori rus Vitaly Churkin

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin, i cili ka vdekur papritmas më 20 shkurt, është përkujtuar dhe nderuar me një moment heshtjeje në hapësirat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Diplomatët nga 193 vende anëtare të OKB-së kanë qëndruar mbrëmë në heshtje për ta nderuar të ndjerin Churkin, që vdiq një ditë para se t’i mbushte 65 vjet.

Pastaj, liderët OKB-së e lavdëruan atë me fjalët më të mira.

Në këtë ceremoni të përkujtimit ishin të pranishëm edhe bashkëshortja e të ndjerit Irina dhe djali Maxim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button