Vazhdon koordinimi për Komisionin për zgjedhje dhe emërime

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot në mesditë duhet të vazhdojë takimi koordinues i grupeve parlamentare për përcaktimin e propozim përbërjes së komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, që është parakusht për caktimin e vazhdimit të Mbledhjes konstitutive të Kuvendit.

Në koordinim pritet të vazhdojnë bisedimet për zgjedhje të kryetarit të komisionit për zgjedhje dhe emërime, për çka në mbledhjen e djeshme nuk u arrit marrëveshje. Në komisionin për zgjedhje dhe emërime, siç u konstatua në fillim të koordinimit, VMRO-DPMNE do të ketë gjashtë anëtarë, LSDM pesë, ndërsa BDI dhe Besa do të përfaqësohen me nga një anëtar.

Pas koordinimit të djeshëm, Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE deklaroi se praktika e deritnaishme e punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në 25 vitet e fundit flet se kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime çdoherë është nga grupi më i madh i deputetëve.

“Vendi i kryetarit në Komision çdoherë pa përjashtim i tkaon grupit më të madh parlamentar. Jemi të gatshëm nëse ka marrëveshje që nesër t’i vazhdojmë procedurat e ardhshme në punën e Kuvendit”, deklaroi dje Dimovski.

Oliver Spasovski nga LSDM, ndërkaq, vlerësoi se VMRO-DPMNE në kundërshtim me të jgitha parimet demokratike i uzurpon institucionet në Republikën e Maqedonisë dhe nuk dëshiron për shkak të interesave personale dhe atyre të ngushta partiake të funksionojë Kuvendi.

Spasovski tha se në kundërshtim me Rregulloren, Trajko Veljanoski ka kërkuar që të parashtrohet kërkesë me shkrim me 61 nënshkrime në mënyrë që të vazhdojë mbledhja konstitutive e Kuvendit.

“Parashtruam 67 nënshkrime, ndërsa menjëherë më pas doli kërkesë tjetër e VMRO-DPMNE-së se duhet të kenë gjashtë anëtarë në Komisionin për zgjedhje dhe emërime në bazë të përfaqësimit në Kuvend. Edhe atë e pranuam, ndërkaq më pas parashtruan kusht të ri. Tani kërkojnë edhe kryetari i Komisionit të ejtë nga VMRO-DPMNE dhe paralajmërojnë se nëse kjo nuk ndodhë, nuk do të vazhdojë mbledhja konstitutive e Kuvendit”, tha Spasovski, duke cekur se Kuvendi vendosë kush do të jetë kryetar, zëvendës kryetar, anëtarë dhe zëvendës anëtarë të Komisionit.

Sipas Rregullores së Kuvendit, Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve zgjedhet në mbledhje konstitutive të parlamentit me propozim të së paku 10 deputetëve, ndërkaq përbërja e tij duhet të sigurojë përfaqësim adekuat të deputetëve nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvend. Ky Komision ose së paku 20 deputetë mund të propozojnë kandidat për kryetar të Kuvendit, ndërsa propozues mund të jetë edhe deputeti.

Mbledhja konstitutive e Kuvendit filloi më 30 dhjetor të vitit të kaluar, por u ndërpre duke pasur parasysh se nuk ishte siguruar shumica parlamentare për zgjehdje të kryetarit të shtëpisë ligjvënëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button