Ja çfarë mendon Johanes Han për Platformën Shqiptare (VIDEO)

Pas vazhdës së takimeve të djeshme të komisionarit të Bashkimit Evropian,  në një intervistë foli edhe për Platformën Shqiptare, e cila e thelloi dhe e stërzgjati krizën politike në Maqedoni, ngaqë për shkak të saj presidenti Gjorge Ivanov nuk ia dha mandatin për formim të Qeverisë kreut të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev. Johanes Han u shpreh se Platforma Shqiptare, e cila pranohet nga një numër i madh i partive politike, paraqet element i rëndësishëm për respektim të etniteteve të ndryshme, ngaqë kjo sipas tij, secili komunitet përbërës i popullatës së Maqedonisë duhet të jetë pjesë si në programet qeveritare por edhe pjesë konstituive edhe e Qeverisë së re, njofton Portalb.mk.

 “Është e rëndësishme të respektohen entitetet e ndryshme dhe në këtë shtet si Maqedonia duhet të jetohet në një atmosferë të mbushur me paqe. Kjo është e nevojshme sepse secili komunitet duhet të jetë pjesë konstituive dhe duhet të respektohet me përfaqësim në programin Qeveritar ngaqë se ajo paraqet program i partive politike të cilat i përfaqësojnë ata”, tha Johanes Han.

Përndryshe dje Johanes Han bashkë më tre eurodeputetët e tjerë të Parlamentit Evropian, realizuan takime me krerët politik në Maqedoni, për nga të cilat dolën me qëndrim se duhet formim sa më i shpejtë i Qeverisë dhe rikthim sa më i shpejtë i formimit dhe funksionimit të organeve shtetërore, kjo ngaqë, nëse të njëjtat janë aktuale edhe më tutje mund të dërgojë edhe në krizë ndëretnike.

“U takuam sot me përfaqësuesit e partive parlamentare. E përsëritëm shumë qartë se të gjithë liderët e vendit, duke përfshirë edhe presidentin, tani duhet të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve të fundit”, u tha në kumtesën e Johanes Han dhe tre eurodeputetët, Knut Flekenshtajn, Ivo Vajgël dhe Eduard Kukan.

Han dhe eurodeputetët “në veçanti, kërkojnë nga të gjithë të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat të cilat mund të nxisin tensione ndëretnike apo të dëmtojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore”.

Nga takimet e djeshme Han po ashtu porositi që të ruhet marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button