Trump, republikanëve: Votoni reformën, ose lamtumirë karrige!

“Votoni reformën shëndetësore ose do të humbisni karriget në Kongres në vitin e ardhshëm”. Ky është kërcënimi i bërë nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në një takim me dyer të mbyllura me deputetët republikanë, sipas asaj që ka zbuluar deputeti Walter Jones për rrjetin Bloomberg.

Trump nuk hyri në detaje të reformës që duhet të zëvendësojë “Obamacare”, por thjesht ka thënë që “është gjëja e duhur që duhet bërë të paktën politikisht”.

Presidenti vetëm ka folur, pa pranuar pyetjet e deputetëve, sipas asaj që raporton Jones.

“Këtë të enjte kemi mundësinë për të zhbërë dhe për të zëvendësuar ‘Obamacare’ dhe këtë herë ju e keni dikë që do ta nënshkruajë atë projektligj, – u ka thënë Trump atyre. – Po ju kërkoj votat tuaja në favor të planit”.

Kreu i Dhomës, Paul Ryan dhe udhëheqësia e republikanëve mirëpritën këshillën presidenciale ndër radhët e republikanëve për votën e së enjtes, që gjithsesi duket se do të jetë fundi i një drame që ka mbajtur pezull të gjithë ligjvënësit.

Krerët republikanë kanë besimin se ai projektligj do të kalojë dhe janë optimistë se apeli personal i Trumpit ndaj konferencës do t’i japë rëndësinë e duhur planit. Megjithatë, pjesëtarë të “Freedom Caucus” dolën nga mbledhja e mbrëmjes së të hënës me pretendimin se ata kanë votat e mjaftueshme për të bllokuar legjislacionin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button