Cristiano Ronaldo futbollisti i vitit në Portugali

Në qytetin Estoril të Portugalisë u mbajt ceremonia e Çmimeve Kombëtare të Futbollit të Federatës së Futbollit të Portugalisë (FPF) të quajtur “Quinas de Ouro”, raporton Anadolu Agency (AA).

Çmimin “futbollisti më i mirë” i cili përfshin vetëm futbollistët portugezë dhe vitin 2016, e fitoi Cristiano Ronaldo, duke e lënë pas Pepe (Real Madrid) dhe Rui Patricio (Sporting Lisbon).

“Viti 2016 për mua, qoftë në aspektin individual ose atë ekipor ishte si ëndërr. Me Real Madridin e fitova Ligën e Kampionëve por ndër sukseset më të rëndësishme të sezonit ishte Kampionati Evropian. Për mua ishte shumë e veçantë sepse ishte trofeu i vetëm që fitova në Evropë. Jam shumë i lumtur. I falënderoj shokët e mi në Real Madrid dhe kombëtare. Gjithashtu edhe të gjithë portugezët”, tha Ronaldo.

Ndërkohë mesfushori portugez 19-vjeçar i Bayern Mynihut, Renato Sanches e mori çmimin “ylli që premton”.

Çmimin “Ekipi më i mirë i futbollit” dhe “Prestigj” e fitoi Kombëtarja e Futbollit të Portugalisë e cila fitoi Kampionatin Evropian 2016, ndërsa “Trajneri më i mirë”, u zgjodh Fernando Santos, trajneri i kombëtares portugeze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button