Barnie: Negociatat për Bregzitin të përfundojnë deri në tetor të vitit 2018

Shefi i ekipit negociues të Bashkimit Evropian për Bregzit, Mishel Barnie deklaroi se do të insistojë negociatat me britanikët të kompletohen deri në tetor të vitit 2018.

Ish-komisari vlerësoi se negociatat e ndaluara janë të nevojshme, që të sigurohet kohë e mjaftueshme, që marrëveshja e arritur me Qeverinë në Londër, të ratifikohet prej të gjitha 27 vendeve anëtare, para largimit formal të Britanisë së Madhe, që sipas nenit 50 të Marrëveshjes së Lisbonës, duhet të ndodh më 29 mars të vitit 2019.

Qeveria britanike kumtoi se nisja e procesit për Bregzit do të bëhet më 29 mars të këtij viti, ndërsa se propozim bazat për pozitat e saj negociuese me Brukselin do të zbardhen disa ditë më pas.

Në selinë e BE-së, sot u publikua se më 29 prill do të organizohet Samit special i BE-së, në të cilin do të diskutohet për Bregzitin dhe për harmonizimin e udhëzimeve të ekipit negociues të Barnie midis të gjitha vendeve anëtare.

Pritet, që negociatat zyrtare midis Britanisë së Madhe dhe BE-së të fillojnë pas këtij samiti dhe pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, të parapara për më shtatë maj.

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk në një kumtesë të veçantë deklaroi se insiston që procesi midis Londrës dhe Brukselit të kalojë me sa më pak probleme për Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button