LSDM: Personat me sindromin “Down” do të kyçen tërësisht në shoqëri

Personat me sindromin “Down” do të kyçen tërësisht në shoqëri, sipas mundësive dhe nevojave  të tyre, njoftoi LSDM-ja.

Në Ditën e sotme botërore të personave me sindromin “Down”, nga LSDM-ja dërgojnë porosi se ndryshimet pa ndërprerë vijnë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, që sjellin jetë cilësore dhe të drejta të barabarta për të gjithë, siç parashikon Kushtetuta.

“Fëmijëve shteti do t’u ndihmojë më lehtë të integrohen që në moshën më të re, Në kopshte do t’u sigurohen ligjërisht kushte adekuate për funksionim sipas nevojave të tyre. Me fëmijët detyrimisht do të punojë edukator i posaçëm i cili do t’ua lehtësojë aktivitete, Do të ekzistojë sistem për vlerësimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara sipas standardeve ndërkombëtare, bazuar në aftësitë e tyre, e jo atë që nuk munden”, thuhet në kumtesë.  

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button