Edhe pse Ivanov e liroi terminin, Han përsëri i refuzon protestuesit kundër Platformës Shqiptare

Eurokomesari, Johanes Han, nuk do të takohet me përfaqësuesit e të ashtuquajturës iniciativë qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, të cilët janë të udhëhequr nga njerëz të eksponuar të VMRO-DPMNE-së, konfirmoi për “Telegrafi” në gjuhën maqedonase, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, njofton Portalb.mk.

Ivanov, paraprakisht njoftoi se ai nuk do të takohet me Hanin, ndërkaq terminin e takimit ua lëshon iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, por kjo ofertë e Ivanovit, nuk është pranuar nga eurokomesari.

“Sot eurokomesari duhet të takohet me përfaqësuesit politik. Është e vërtetë se ka edhe tjera kërkesa kur ai vjen në vend dhe ne mundohemi që t’i plotësojmë sa më shumë të njëjtat, duke përfshirë edhe shoqërinë civile, megjithatë këtë herë komesari do të takohet vetëm me përfaqësuesit politik, agjenda e ditës nuk lejon më shumë”, deklaroi Kocijançiq.

LEXO: Ivanov refuzon takimin me Han: Le të takohet me protestuesit kundër Platformës Shqiptare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button