Maqedoni, qytetarët aspak të informuar për procedurën falas juridike

Vetëm 2,3 përqind e qytetarëve të anketuar gjatë vitit paraprak kanë kërkuar ndihmë juridike falas, ku 7.1 përqind e tyre atë e kanë kërkuar nga shoqatat kompetente dhe po aq nga Ministria e Drejtësisë, këto të dhëna i publikoi “Fondacioni për Shoqëri të Hapur” si rezultate të hulumtimit “Nevojat juridike dhe rruga drejt drejtësisë në Republikën e Maqedonisë” sot në Shkup, njofton Portalb.mk.

“Vetëm 2.3 përqind e qytetarëve kanë kërkuar ndihmë juridike falas, ku 7.1 përqind prej tyre kanë kërkuar nga shoqatat kompetente dhe po aq nga Ministria e Drejtësisë”, tha Nada Naumovska koordinatore e hershme e projektit.

Krahas kësaj, në këtë prezentim u përkap edhe aspekti se sa është i drejtë gjyqësori, për informim të porcedurës juridike falas, sa për të dijnë qytetarët, sa prej tyre e kanë përdorur dhe sipas tyre cilës kategori të shoqërisë i takon ajo.

“73.4 përqind e qytetarëve konsidrojnë se sistemi gjyqësor është më i drejtë për të pasurit. Kurse sa i përket besimit në sistemit juridik, 54.1 përqind e qytetarëve shprehin se nuk kanë besim në sistemin juridik. Ku duhet të drejtohen për ndihme juridike, 66.3 përqind shprehën se e dijnë se ku të kërkojnë ndihmë juridike, përderisa 74.2 përqid prej tyre vlerësojnë se për informata do të orientoheshin tek avokati”, tha Naumovska.

Kurse konkterisht për dijeninë se a ekziston ndihmë juridike falas Naumovska shtoi se “30 përqind e tyre vlerësojnë se kanë dijeni për një mundësi të tillë, kurse 70 përqind të tjerët nuk kanë fare informata se ka ndihmë falas juridike. Shumica prej këtyre janë informuar prej televizioneve. Kurse nga tërë kjo, 92.5 përiqnd e të anketuarve kanë shprehur se nuk njohin shoqata të profesionalizuara për këtë mundësi, ku 7.5 përqind prej tyre dijnë për mundësinë e shërbimeve juridike pa pagesë. Se kush ka të drejtë për shfrytëzim të kësaj mundësie, 50.9 përqind e qytetarëve mendojnë se ajo ju takon personave të kategorisë sociale”

Koordinuesja e tashme e projektit Kristina Vasillevska, bëri të ditur se ku mund t’i fitojmë këto informatat dhe shërbime për këtë procedurë ku shprehi se 49% e të anketuarve kanë shprehur se janë përballur me më së paku një problem juridik, duke u fokusuar në atë se kjo ka ardhur si pasojë e mosinformimit dhe përpilimit joadekuat të Ligjit për ndihmë falas juridike.

“Shoqatat kanë jurista në përbërjen e tyre të cilët i pranojnë qytetarët dhe i dëgjojnë problemet e tyre, me çka edhe i këshillon në mënyrën e duhur. Gjatë hulumtimit “Nevojat juridike dhe rruga drejt drejtësisë në Republikën e Maqedonisë” është vërtetuar se 49% e të anketuarve gjatë tre viteve paraprake janë përballur më më së paku një problem juridik. Gjatë kësaj periudhe janë vërejtur mangësi në: çështjet e procedurave juridike të cilat mundësojnë përfitim të qasjes falas ndaj drejtësisë, hargjimet të cilat duhet të hyjnë në mundësitë falas juridike, zgjerimin e qasjes ndaj kësaj mundësie, rritje e financimit të saj, decentralizimin e sjelljes së vendimeve për këtë mundësi, dhe atë se ligji i ndihmës juridike falas duhet të jetë në përputhshmëri me ligjet tjera që ndërlidhen me këtë ofertë dhe në formimin e monitorimit dhe vlerësimin e implementimit të ligjit për ndihmë falas juridike” tha Kristina Vasillevska, koordinatore e projektit.

Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe Jaromir Lleviçek, udhëheqës i repartit për Ekonomi dhe financa e Bashkimit Evropian, i cili krahas asaj që tregoi se pse financohet ky projekt, ai gjithashtu tregoi edhe gjendjen e aplikimi të kësaj procedure në Maqedoni.

“Qëllimi i financimit të këtij projekti është që të nxitet bashkëpunimi ndërmjet mediave dhe shoqatave që të bëhet informim sa më i saktë për mundësinë e përdorimit të kësaj procedure. Qasja ndaj procedures juridike falas bëhet për tre qëllime: të ketë procedurë të drejtë të aplikimit të kësaj mundësie, financim i duhur për të dhe informim i saktë i qyetarëve për këtë procedurë. Maqedonia ka nevojë për reforma në këtë procedurë dhe në ligjin e saj si dhe duhet të rritet buxheti për aplikim të kësaj porcedure. Tërë kjo bëhet që edhe invididët e grupeve të margjinalizuara të kenë mundësi shërbimi juridik pa pagesë”, tha Jaromir Lleviçek.

Qasja falas ndaj shërbimeve juridike bëhet më qëllim që t’u mundësohet qasje falas të gjithë qytetarët pavarësisht asaj se a i plotësojnë kushtet për avokat falas.

Qasje ndaj drejtësisë së Maqedonisë është projekt i cili u realizua gjatë periudhës  janar 2016 deri më 30 qershor të vitit 2017. Koordinohet nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur- Maqedoni në partneritet me Qendrën Kulturore Rinore- Manastir, EHO prej Shtipit, Izbor prej  Strumicës dhe Komiteti i Helsinkut për të drejtat e Njeriut e Republikës së Maqedonisë nga Shkupi. Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian dhe përkap shumën prej 126.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button