Nejmar: Ndoshta një ditë do të luajë në Premier ligën angleze

Edhe pse paradokohe Nejmar e vazhdoi kontratën me Barcelonën deri në vitin 2021, megjithatë sulmuesi brazilian nuk e fsheh mundësinë që të luajë në Premier ligën angleze.

“Premier liga më fascinon. I dua klubet angleze dhe stilin e tyre të lojës. Kush e di? Ndoshta një ditë do të luajë në Angli”, deklaroi braziliani në intervistë për gazetën “San”.

Si shkak kryesor Nejmari e potencon paqartësinë të cilën e sjell çdo ndeshje në Premier ligë, ku secili ekip mund të fitojë secilin dhe se deri në fund nuk dihet se kush do të bëhet kampion.

Nejmar i ka edhe favoritët e tij, ku shihet si anëtar i tyre.

“Çelzi, Mançester Junajted, Arsenal, Liverpul, këto janë klubet ku e shoh veten. Luftojnë deri në sekondën e fundit. Por të mos harrojmë se në Angli ka edhe trajnerë të profilit të lartë, si Murinjo dhe Gvardiola. Ata janë trajnerë, me të cilët çdo lojtar do të dëshironte të bashkëpunojë”, shtoi braziliani.

Nejmar në “Kamp Nou” arriti në verën e vitit 2013, ndërsa deri tani për Barcelonën ka luajtur 176 ndeshje dhe ka shënuar 99 gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button