Erdogan: Evropa e sotme “fashiste e ashpër” i ngjan kohës para Luftës së Dytë Botërore

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan deklaroi sot se Evropa e sotme “fashiste, e ashpër” i ngjan kohës para Luftës së Dytë Botërore.

Ai theksoi se do t’i shqyrtojë marrëdhëniet me Evropën pas referendumit më 16 prill dhe atëherë do të ndodh ajo që është e domosdoshme.

Erdogan e porositi Evropën “që t’i shohë punët e saj” lidhur me komentet për gjendjen e jashtëzakonshme në Turqi.

Ai theksoi se nuk do të lejojë asnjë evropian të veprojë si agjent në Turqi.

Erdogan theksoi se Evropa më nuk mund t’i kanoset Turqisë me procesin e anëtarësimit dhe me marrëveshjen për emigrantët, duke theksuar se kjo periudhë ka përfunduar.

Presidenti turk theksoi se lidhur me BE-në do të lind një Turqi më ndryshe pas referendumit më 16 prill, në të cilin qytetarët do të votojnë për çështjen për vendosjen e sistemit presidencial.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button