LSDM e bindur: Do të ketë Qeveri të re reformuese

“Maqedonia do të ec përpara, do të ketë seancë konstituive në Kuvend, kryetar të ri të Kuvendi, mandat për formim të Qeverisë dhe Qeveri të re reformuese”, kështu deklarohet sot nga LSDM-ja e Zoran Zaevit, nëpërmjet një kumtese për media, njofton Portalb.mk.

“700.000 qytetarë presin ndryshime, drejtësi, bashkim dhe jetë kualitative. Maqedonia nuk guxon të jetë peng i interesave kriminele të Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij”, shtojnë nga LSDM.

Sipas tyre, opinioni i brendshëm dhe ndërkombëtarë “e dinë se ekziston vetëm një dokument i qytetarëve të Maqedonisë, ai është programi për Qeverinë e re reformuese”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button