Kukan: Poposki më tha se është kushtetuese që edhe pa Ivanovin të formohet Qeveria (VIDEO)

Eurodeputeti, Eduard Kukan, i cili ishte edhe njëri nga ndërmjetësuesit në Marrëveshjen e Përzhinës në një intervistë për emisionin “Udhërrëfyesit Evropian” tha se ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki, i ka thënë se ka mundësi kushtetuese që deputetët të mblidhen dhe të formojnë Qeveri, madje edhe nëse presidenti, Gjorge Ivanov, nuk e jep mandatin, njofton Portalb.mk.

“Bisedova me kolegët tanë nga VMRO-DPMNE për mundësitë e formimit të Qeverisë dhe ata na thanë se ka edhe një opsion që të formohet Qeveri pa presidentin. Të mblidhet Kuvendi dhe nëse dikush në atë seancë kërkon, mundet që të formohet Qeveri. Unë mora vesh nga Nikolla Poposki që ka dy mundësi dhe se kjo është njëjtë një nga mundësitë. Kuptohet, shumë më sensibile dhe më rëndë, por tani dëgjoj se Zaev dhe partitë shqiptare mendojnë për këtë mundësi”, tha Kukan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button